×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeprokurori jep detaje rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 18:00

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Dardani, që më pas vrau edhe veten, ka pasur probleme të mëhershme mendore.


    Ai ka treguar se në momentin kritik, brenda banesës ka qenë edhe një vajzë dy vjeçare e cili ka shpëtuar pa pasojë por vetëm se e ka parë krimin duke ndodhur.

    Beka ka theksuar se i dyshuari në fjalë edhe më herët ka ushtruar dhunë në familje dhe kjo vrasje mund të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë zënke familjare.

    “Motivi ende nuk dihet, mirëpo sigurisht ngjarja ka ndodhur pas ndonjë zënkë familjare. Djali i të dyshuarit nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur vrasja”.

    “I dyshuari ka pasur probleme psikike të mëhershme. Si duket i njëjti paska ushtruar dhunë edhe më herët në familje. I dyshuari me inicialet H.K., është kryesi i veprës i cili më pas ka kryer edhe vetëvrasje. Gruaja e të dyshuarit që u vra është me inicialet H.K., si dhe reja e tij është me inicialet R.K”.

    “Një fëmijë dy vjeçar ka qenë në vendin e ngjarjes. Djali ka shpëtuar pa pasoja mirëpo e ka parë krimin kur ka ndodhur. Fëmijën e ka marrë emergjenca për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Beka për klankosova.

    Disa orë më parë për Reporteri.net prokurori Imer Beka nuk ka konfirmuar nëse ka qenë i sëmurë mendor dorasi, ai ka theksuar se kishte pasur probleme të mëhershme dhe se janë duke punuar për zbardhjen e motivit të vrasjes.

    Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti për Reporterin pak qaste pasi kanë ndodhur vrasjet.

    “Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona”, tha Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës për Repoterin.

    Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjeksor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.
    Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

    Për këtë ngjarje tragjike po ashtu ka folur edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

    “Policia iu ka përgjigjur rastit dhe ka ftuar mjekët, njësinë ligjore, forenzikën dhe njësitë tjera që kërkohet të dalin në vendin e krimit. Fillimisht nga informacionet bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërsa më pas është kuptuar se një person i gjinisë mashkullore ka vrarë gruan, rejën dhe më pas veten”, ka thënë Kelani.

    Ai tha se personi i gjinisë mashkullore që dyshohet se ka kryer krimin është i lindur në vitin 1958, gruaja e tij e lindur në vitin 1959 ndërsa reja e lindur në vitin 1991.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!