Mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është caktuar për datën 23 nëntor duke filluar nga ora 11:00.

Në rend dite janë miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Po ashtu, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i Buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Reklamë