×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Rahovecit i gëzohet 1 milionëshit që ia dha Qeveria

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 11:02

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori  vendim për të ndarë 1 milionë euro për dëmet e shkaktuara në bujqësinë e Rahovecit nga breshëri dhe vërshimet.


    Ky vendim është përshëndetur nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cii e ka cilësuar si vendim të madh dhe të drejtë, shkruan reporteri.net

    Latifi është zotuar se do të qëndroj përkrah fermerëve të Rahovecit duke i përkrahur me të gjitha kapacitetet e mundshme për çdo nevojë dhe kërkesë.

    Postimi i plotë i Latifit:

    Lajm i mirë!

    Qeveria e Kosovës mori sot vendim për të ndarë 1 milionë euro për dëmet e shkaktuara në bujqësinë e Rahovecit nga breshëri dhe vërshimet!

    Ky është një vendim i madh dhe i drejtë, pas kërkesave të shumta nga Komuna e Rahovecit dhe zotimeve të qeverisë, andaj e falënderojmë Kryeministrin RAMUSH HARADINAJ dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Uroj fermerët e Rahovecit të cilët do të vazhdojmë t’i përkrahim me të gjitha kapacitetet e do të jemi pranë tyre për çdo nevojë e kërkesë që kanë e që është në të mirën e zhvillimit të bujqësisë në Rahovec!

    Do të jemi në krah të fermerëve dhe në mënyrë proaktive do të kërkojmë e punojmë së bashku me Qeverinë tonë dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj që të gjejmë mundësi të reja për dëmshpërblim të bujqëve tanë të dëmtuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!