×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Shoqatës së lojërave të fatit në Kosovë: Do ta çojmë Qeverinë në Gjykatën e Arbitrazhit

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 23:57

    Kryetari i Shoqatës së lojërave të fatit në Kosovë, Istref Veliu, ka konfirmuar se organizata që ai drejton do ta çojë Qeverinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pas miratimit të ligjit për ndalimin e lojërave të fatit për 10 vjet në vend.


    Veliu ka thënë në televizionin T7, se bizneset e lojërave të fatit janë akuzuar padrejtësisht, pas dy vrasjeve në dy kazino të vendit, në Lipjan dhe në Suharekë.

    “Nuk është e vërtetë se lojërat e fatit janë vend i krimit”, ka deklaruar ai.

    “Sipas statistikave, më së paku ka krime në lokalet e lojërave të fatit”, është shprehur Veliu.

    “Jemi paragjykuar”, ka shtuar ai, teksa ka theksuar se bizneset e lojërave të fatit kanë punonjës sigurimi dhe respektojnë ligjin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!