×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Tuzit: Shqiptarët fituan edhe Ulqinin, por partitë politike shqiptare e “dhuruan”

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 23:38

    Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka thënë se shqiptarët votuan që Ulqini të mbetej i shqiptarëve por subjektet politike e humbën.


    Ai ka thënë se pavarësisht ndarjes në tre lista, subjektet shqiptare fituan bindshëm në Ulqin.

    Sipas tij menaxhimi i situatës pas zgjedhjeve nga partitë shqiptare ndikoi që Ulqini sot të qeveriset nga malazezët.

    “Partitë shqiptare duke bërë koalicion me malazezët bënë diçka që nuk është dashur të bënin. Partitë politike shqiptare në Ulqin i kanë së bashku 18 këshilltarë dhe nuk e kanë kryetarin, ndërsa subjekti që ka tetë këshilltar e ka marrë kryetarin [pas koalicioneve edhe me parti shqiptare], ka deklaruar Gjeloshaj për Dukagjinin.

    Ai, ka thënë se partitë shqiptare duhet të ndjekin shembullin e Tuzit dhe të bashkohen në zgjedhjet parlamentare që janë të parapara në vitin 2020.

    Sipas tij nëse bashkohen subjektet politike shqiptare në Mal të Zi dhe dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje parlamentare, ata mund të fitojnë tre deputetë, ndërsa tani shqiptarët kanë vetëm një deputetë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!