×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese infektohet me Coronavirus

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 17:37

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi ka dalë pozitive në testin për coronavirus.


    Lajmin për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula.

    Dula ka thënë se Rama–Hajrizi ditë më parë ka rezultuar pozitive në testin për coronavirus, dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.

    Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë ajo është duke qëndruar në izolim që një javë.

    “Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2”.

    “Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, thuhet në përgjigjen e Dulës për Reporteri.net.

    Gjykata Kushtetuese  është duke vazhduar punën me mbajtjen e seancave shqyrtuese në mënyrë virtuale.

    Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja me coronavirus, gjersa numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!