×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthimi i kosovarëve nga Siria, prokuroria thërret konferencë të jashtëzakonshme

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 10:46

    Një natë pas kthimi të një grupi mbi 100 personash kosovarë nga Siria, Prokuroria Speciale e Kosovës ka thirru një konferencë të jashtëzakonshme në ora 12:30.


    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ju njofton se, sot 20 prill 2019, organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetaseve kosovarë nga Siria. Konferenca do të mbahet nga ora 12:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

    Ndryshe, të premten rreth orës 23:00 në Aeroportin e Prishtinës ka ateruar një avion nga Turqia, i mbushur me 110 kosovarë të kthyer nga Siria, shkruan Reporteri.net. Pothuajse të gjithë ishin gra dhe fëmijë që po mbaheshin në kampet siriane.

    Operacioni i kthimit të tyre ishte mbajtur i fshehtë nga shteti, dhe gjithçka u kuptua nga Gazeta Online “Reporteri.net”, e cila zbuloi zhvillimin pak para arritjes së aeroplanit në aeroportin e Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!