×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujtohen 5 fëmijët që u vranë nga minat në Doganaj të Kaçanikut

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 20:18

    Në prillin e 1999 Isak Kogja nuk e kishte lirinë të lëvizte në këtë fushë.


    Ky dhe banorë e tjerë të Doganajt të Kaçanikut ishin urdhëruar nga forcat serbe që kishin rrethuar fshatin të mos dilnin nga shtëpitë e tyre, njofton Klan Kosova.

    Por, urdhrit nuk i ishin bindur edhe fëmijët. E kjo iu kushtoi me jetë. Pesë prej tyre mbetën të vdekur me 24 prill, kur ranë në minë.

    Edoni (3), së bashku me shokët e tij Valdetin (15), Fisnikun (9), Burimin (14) e Osmanin (13), derisa po luanin në fshat u vranë në 24 Prillin e 1999-tës, atëherë kur Kosova po digjej e shqiptarët po vriteshin nga ushtria e policia okupatore serbe.

    Kufomat e tyre atë ditë Prilli të 1999-tës, u radhitën në njërën prej dhomave të fshatit.
    5 trupa të njomë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!