×
  • Lajme
  • Lajme

    Kupina: Qytetari i Prishtinës do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 12:21

    Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është zgjedhur sot në rundin e tretë krysues i Asamblesë Komunale të Prishtinës, shkruan Reporteri.net.

    Kupina, është zotuar se do të punojë me të gjithë.

    “Sot zyrtarisht po e fillojmë një mandat të ri. Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit, punës, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Dua të uroj anëtarët e posazgjedhur të Kuvendit Komunal të Prishtinës duke iu dëshiruar sukses dhe punë të pa ndalë”, tha ai.

    Kupina foli edhe për qytetarët.

    “Plani ynë është i qartë. Qytetari i Prishtinës do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi. Bashkë do t’i zgjedhim projektet e do t’i mbikëqyrim bashkë. Bashkë do t’i gëzojmë”, ka thënë ai.

    Fehmi Kupina, kryesues i Asamblesë së Prishtinës  

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!