×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / E fundit

    Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend

    Reporteri
    07 Gusht 2026 | 12:13

    Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku pritet të takohen pas pak, një ditë pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për konstituimin e Kuvendit në mënyrë që të vazhdojnë diskutimet për një marrëveshje  rreth çështjes së presidentit.

    Gazeta online Reporteri.net merr vesh se takimi pritet të nisë rreth orës 13:30. Dyshja do të takohen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

    Kujtojmë se sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

    Seanca e nisur një ditë më parë, u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka kërkuar kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.

    Kreu i LDK-së, tha dje se ka afrime me VV-në për shumë çështje, por dallimet mbesin në çështjet kryesore, siç është ajo e balancës së pushtetit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!