×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i ZKM-së

    Kurti e takon zëvendëspresidentin në MCC, sot hyn në fuqi Programi Kompakt 236.7 milionë dollarësh me SHBA-në

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 13:47

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot Zëvendëspresidentin në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford për të shënuar   fillimin e programit Kompakt me MCC.

    Ky është cilësuar si një moment i rëndësishëm për vendin tonë në zhvillimin e ekonomisë përmes transformimit të sektorit të energjisë.

    I shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe Drejtori i Programit të MCC, Rinor Gjonbalaj, Alford uroi Kryeministrin për këtë fillim të ri e të rëndësishëm për Kosovën, përmes funksionalizimit të programit të përbashkët të Kosovës në mbështetje dhe bashkëpunim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kryeministri njoftoi Alford me suksesin në ankandit e energjisë solare dhe me strategjinë ambicioze të Qeverisë për energji, që shërben edhe si platformë e punës së Kompaktit.

    Programi Kompakt i cili komponentë kryesore ka ndërtimin e kapaciteteve akumuluese të energjisë, parasheh edhe komponenta të rëndësishme për zhvillim të kapaciteteve njerëzore e rritje të barazisë gjinore në sektorin e energjisë në vend. Programi Kompakt ka vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, nga të cilat 202 janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse 34.7 milionë janë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    Së bashku me MCC dhe MCA, ashtu si me shumë projekte e programe tjera të USAID, e në partneritet me SHBA-të, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet të zbatojë programet në përpikëri dhe në dobi të qytetarëve të saj.

    Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për hyrjes në fuqi të MCC Compakt mbahet sot në orën 17:00.

    Çka përfshin saktësisht ky grant?

    Nga Ministria e Ekonomisë patën deklaruar se programi do të përfshijë tri projekte: Rezerva dhe arbitrazh të energjisë; Zhvillim të fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë dhe Projekti i Instituticionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

    Nga ky financim, siç bërë e ditur, 200 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së). /Reporteri.net/

    Marrëveshja e 236.7 milionë dollarëve nga MCC-ja e SHBA-së për Kosovën, krejt çka përfshin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!