×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Video

    Kurti ende pa urim për Kryeparlamentarin e ri Dimal Bashën, edhe gjatë seancës mezi duartrokiti

    Reporteri
    27 Gusht 2025 | 9:13

    Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ende nuk e ka uruar publikisht bashkëpartiakun Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit. As në Facebook, e as “x”, Kurti ende nuk ka ndonjë postim rreth zgjedhjes së Bashës, shkruan Reporteri.net.

    Për dallim prej tij, Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me një deklaratë dje, ku i ka uruar suksese në detyrën e re.

    “Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga Presidenca.

    Basha u zgjodh Kryeparlamentar me votat e PDK’së. Pro tij votuan 73 deputetë, 30 kundër dhe 8 abstenuan.

    Kurti edhe gjatë seancës mezi duartrokiti për zgjedhjen e Bashës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!