×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për Ibrahim Rugovën, tregon pse nuk shkon te varri i tij

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 22:33

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka treguar mendimin e tij për Ibrahim Rugovën. Ai ka thënë se me këtë të fundit ka pasur kundërshtime të rrepta sa i përket protestave të shtatorit të 97-tës.


    “Jam takuar dy herë me Ibrahim Rugovën. Jemi pajtuar por nuk kemi pasur qëndrime të njëjta për mënyrën se si do të kundërshtonim. Atëherë isha student.
    Neve na kanë akuzuar si Vetëvendosje që le të themi se kritikën tonë e shohim bardhë e zi. Për ne si VV, për dijen dhe vetëdijen dhe mënyrat tona, dritëhija është më lartë se ngjyrat dhe në këtë kuptim e shohim politikën, pra si betejë të vazhdueshme.
    Në betejë e sipër kemi pasur kundërshtime të rrepta, para protestës së shtatorit të 97-tës. Sot me një distancë kohore kur s’je betejë politike fillojnë dritëhijet të binë. Sot nuk kam takimin shtatorin të 97-tës, por s’jam për të kaluar prej një ekstremi në tjetër”, ka deklaruar Kurti në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa kur është pyetur pse nuk shkon për homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës ai ka thënë se këtë temë po e flasin ata që duan ta shohin në raporte jo të mira VV-në dhe LDK-në, por nuk ka dhënë përgjigje të prerë pse nuk shkon me të vërtetë për homazhe te varri i ish-presidentit të ndjerë.

    “Nuk e mohoj një gjë të tillë [kontributin e Rugovës]. Një lloj trysnie që vjen për ta ndarë VV-në me LDK-në e përdorin këtë (mosshkuarjen te varri). Një kërkesë e tillë nuk është e sinqertë”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!