×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për shëndetin e tij, kisha therje në gjoks

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 21:02

    Kryevetëvendosësi Albin Kurti ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas shumë hipotezave që u ngirtën pas shtrirjes së tij në QKUK për disa ditë.


    Kurti ka thënë se ka tejkaluar problemet shëndetësore dhe tash është shumë mirë.

    “Jam shumë më mirë se përpara sepse me trajtuan mirë në QKUK. Kisha një muaj që kisha therrje në gjoks e krahror, por nuk ishte zemra, por doli të jenë mushkëritë”, ka deklaruar Kurti.

    I pyetur se a ballafaqohet me probleme tjera ai ka pohuar.

    “Nuk kam probleme tjera me shëndet”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!