×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Kurti i kërkon Sarrazinit të zbatohen marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 23:24

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

    Në një komunikatë për media thuhet se Kurti theksoi rëndësinë që marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit të zbatohen plotësisht, përfshirë edhe marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID kartela mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.

    “Përgatitjet për samitin e këtij viti në Procesin e Berlinit që shënon 10 vjetorin e tij, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet rajonale e evropiane ishin tema të bisedës.

    “Kryeministri e falënderoi Sarrazinin për angazhimin dhe rolin e Gjermanisë në thellimin e bashkëpunimit rajonal mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si palë të barabarta”, thuhet në komunikatë.

    “Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë në adresimin e përbashkët të tyre”.

    Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë ditës është takuar me përfaqsues të  Listës Serbe.

    Në një bashkëbisedim me gazetarë, Sarrazin tha se nga takimi me Listën Serbe nuk doli me ndonjë ide të qartë se si kjo parti mund të tërhiqet nga vendimi për ta bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit, më datën 21 prill.

    Sarrazin: Lista Serbe s’më dha ide kompromisi për bojkotin e 21 prillit

    Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Procesi i Berlinit dhe zhvillimet e fundit ishin temat e takimit Osmani-Sarrazin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!