×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i kundërpërgjigjet me akuza Borrellit: Hoqi dorë nga “marrëveshja e madhe”, muajin mars e kishim afat

    Reporteri
    21 Nëntor 2022 | 16:58

    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit rreth disa orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti ka thënë se propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para mediave tha se shpreson se BE do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Duke theksuar “ se pas 8 orësh takime nuk kanë marrëveshje”.

    “Jam i gatshëm të vi këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë. Marrëveshje finale me njohjen reciproke në qendër dhe çështjet aktuale që janë të natyrave të ndryshme, edhe si puna e këtyre targave, mirëpo nuk bën njëra pa tjetrën. Nuk mund të shndërrohemi në liderë shtetërorë që merren veç me ceshtje të targave, e nuk diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve”, tha Kurti.

    Për sa i përket që Serbia të pushojë emetimin e targave, Kurti tha se “kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

    “Kjo për neve nuk është e pranueshme, nëse nuk shoqërohet me atë për çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për noramlizimin të plotë të marrëdhenieve. Propozimin që na kanë sjell neve, ka qenë edhe afati i marsit 2023, pra që ne po vijmë këtu ne Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re per marrëveshje që arrihet para marsit te vitit 2023. Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimin i BE-se për normalizim të marrëdhenieve dhe Kosovës. Po them me keqardhje se vetë e kanë propozuar, dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i BE-së”. Në Paris Borell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Mirëpo sot po them me keqardhje ai hoqi sot dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë-Serbi”, tha kreu i ekzekutivit para gazetarëve.

    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se pret nga Kosova që të pezullojë gjobat që planifikon t’ua jap drejtuesve të automjeteve me targa ilegale, ndërsa nga Serbia ka kërkuar që të pezullojë lëshimin e këtyre targave.

    S’ka marrëveshje në Bruksel, Borrell fajëson Kosovën: Vuçiç e pranoi propozimin, por Kurti jo

    Nga ana tjetër, pas përfundimit të takimit trilateral BE-Kosovë-Serbi, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politkë të Jashtme, Josep Borell, deklaroi se ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai cili nuk u pajtua me propozimet e BE’së për një zgjidhje për rrugën para për çështjen e targave, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.

    “Sundimi i ligjit nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensionim dhe eskalim të situatës”, ka thënë Josep Borrell në konferencë për shtyp, derisa e fajësoi, siç tha ai, “në veçanti Kosovën” për mosrezultat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!