×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i mbledh ministrat online, miratojnë ndryshimet në buxhet – nesër bëhet publik koeficienti “sekret” i pagave

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 19:39
    Mbledhje e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot në mbrëmje mbledhjen e 122-të të saj, mbledhje kjo e cila u mbajt në mënyrë elektronike.

    Në këtë mbledhje, kryeministri Kurti me ministrat e tij kanë miratuar dy vendime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    I pari ka të bëjë me vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në këtë program është përfshirë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L- 193 mbi Ndarjet Buxhetore për këtë vit.

    Ndërsa i dyti me vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi përgjatë periudhës 2023-2025.

    Nga ana tjetër, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se nesër qeveria do ta bëjë publike edhe koeficientin e pagave, që është mbajtur “sekret” deri tash.

    Ligji për Pagat, i cili është dekretuar në fillim të muajit janar nga Presidentja Vjosa Osmani, pritet të hyjë në fuqi po nesër, më 1 shkurt.

    Kujtojmë se nga Qeveria e Kosovës patën deklaruar për Reporteri.net se totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!