×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i përgjigjet Lajçakut për Asociacionin: Kosova nuk frikësohet, por jemi të kujdesshëm

    Reporteri
    02 Shkurt 2022 | 11:49

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar konferencën e përbashkët të Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

    Kurti ka komentuar deklaratën e Lajçak, i cili tha  Kosova nuk duhet të frikësohet nga krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pasi një gjë e tillë sipas tij, nuk do të thotë krijimi i republikës serbe.

    Kurti ka thënë, se Kosova nuk frikësohet, por me qeverinë e re të përgjegjshme, është e kujdesshme, shkruan Reporteri.net.

    Kryeministri ka potencuar se nuk janë negociuar modele të mundshme të themelimit të Asociacionit. Ai ka thënë se të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuar me nivelin më të lartë të standardeve evropiane.

    “Kosova nuk frikësohet Asociacionit, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne mbrojmë interesat e shtetit tonë, që është integriteti territorial, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet në Bruksel dhe jemi konstruktiv.

    Marrëveshja duhet të arrihet, jemi të gatshëm të punojmë dhe kur punojmë për marrëveshje, nuk bëjmë dialog për dialog.

    Nuk janë biseduar modele të formimit të asociacionit, të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuara me nivelin më të lartë të standardeve evropiane”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!