Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë ka deklaruar se Kosova është më e sigurt si asnjëherë më parë, pasi tha se Policia e shtetit është më e fortë se kurrë, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se institucioni i Policisë u ngrit me sakrifica e mund.
Kurti ka treguar se edhe sa stacione e baza policore janë ngritur në veri.
“Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë. Themelimi i Policisë së Kosovës 27 vjet më parë përkon me çlirimin tonë. Policia është angazhuar për shtet që funksionon e ku ngadhënjen rendi e ligji. Policia respekton dhe ruan qytetarët pa dallim duke zbatuar ligjin”.
“Përgjatë 5 viteve të fundit krahas rritjes për 50 për qind të buxhetit të policisë, janë ngritur dhe forcuar mbi 20 stacione në gjithë veriun atje ku më parë nuk kishte asnjë institucion. Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për gjetjen e varrezave masive të luftës së fundit”, tha ai. /Reporteri.net/.