×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Thaçi si Rrahman Morina

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 21:34

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti duke folur për idenë e korrigjimit ka deklaruar se prej kohës së Rrahman Morinës, këso urë të komunikimit me Beograd nuk kemi pasur.


    Kurti ka thënë se dy liderët Thaçi e Vuçiq nisën një ide të tillë, pasi, sipas tij, ata gjetën vakum në politikën amerikane.

    “Për bindjen time këta dëshironin të shisnin Kosovën dhe Serbinë si një ‘deal’ interesant te Amerika, në mënyrë që të shpëtonin dy autokratët”, ka pohuar ai.

    Sipas tij dy presidentët kanë paguar analistë dhe njerëz të tjerë me ndikim në botë për të promovuar idenë e tyre.

    “Kanë paguar djathtas e majtas ‘think-tankers’ për të përkrahur idenë, e të cilët flisnin gjëra të çmendura, duke u nisur nga Petrisch”, ka thënë Kurti në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai tutje ka dhënë pesë arsyet, që sipas tij, kanë lënë Thacin e Vuciqin pa e jetësuar idenë e tyre.

    “Këta kanë shpresuar se do të bie kancelarja Merkel. Kanë shpresuar se do të gjejnë një këshilltar afër Macronit, që do t’ia kalonte edhe Boltonit [këshilltarit të Trumpit]. Nuk arritën ta gjejnë dikë në Paris. E treta, i ka shokuar protesta e 29 shtatorit. Me joshje për bashkimin e Luginës, ai nuk ka pritur që të ketë kaq shumë kundërshtim. E katërta, kanë shpresuar se do ta ndajnë LDK-në me Vetëvendosjen, kanë shpenzuar shumë për këtë. E pesta është kundërshtimi i Kryeministrit ndaj Presidentit”, ka thënë Kurti.

    Kurti tregon ç’farë i tha Edi Rama për idenë e Thaçit për territore

    Albin Kurti ka treguar se për këtë temë ka folur edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

    “Kur kam diskutu me Ramën nuk më është dukur që është mbështetës i idesë për korrigjimin e kufirit. Ai (Rama) tha se Thaçi e tha këtë ide por si t’i dalë kundër presidentit, pasi përfaqëson institucionin dhe si ta mbështetë nuk kam sesi”, ka thënë Kurti t’i ketë pohuar Rama në takim.

    Kurti më tej tha se Mitrovica është ndarë për shkak të Trepçës e jo të Ibrit.

    “Po të ishte Trepça në Malishevë do ishte ndare. Cilado komunë do ishte ndarë po të ishte Trepça aty”.

    Kurti e ka quajtur Baton Haxhiun si një zëdhënës të dështuar të projektit të ndarjes.
    I pyetur për idenë e shkëmbimit të fshatrave, Veriu për Luginën, Kurti ka deklaruar se “nuk jam i gatshëm ta jap veriun për bashkim me Shqipërinë. E dua, e pranoj shtetin e Kosovës, s’është stacioni i fundit, dua të bëhet bashkimi i Shqipërisë.

    Flet edhe për ndarjen e Vetëvendosjes dhe qeverisjen e Prishtinës

    Kurti ka folur edhe për ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosjes me ç’rast nuk ka dashur të jap detaje të hollësishme, por ka pohuar se projekti i rrënimit nga brenda i Vetëvendsojes ka marrë fund.

    Duke folur për të larguarit nga VV, por pa dashur të përmendur emra, Kurti ka pohuar se ata qartas i kanë mbilverësuar shkathtësitë dhe e kane nënçmuar frymën organizative të Lëvizjes sonë.

    “Meqenëse paskan qenë kështu më mirë që ka ndodhur atëherë se kështu”, ka deklaruar Kurti.

    Ndërsa ka folur edhe për qeverisjen e komunës së Prishtinës që udhëhiqet nga ish-shoku i idealit Shpend Ahmeti.

    “Prishtina është braktisur se përqendrimi është te delegacioni shtetërë edhe ashtu i parëndësishëm për vet aktert e lëre Kosovën”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!