×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Video

    Kurti thirrje mërgatës të regjistrohen për të votuar: Opozita na çuan në zgjedhje – menduan se do ta lodhin popullin, por do të lodhen vetë

    Reporteri
    06 Maj 2026 | 14:15

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë të regjistrohen për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të 7 qershorit.

    Ai ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrjen për të ardhmen e vendit. Kurti ka fajësuar partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë se e çuan vendin në zgjedhje.

    “Populli i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit foli qartë më 28 dhjetor. Madje, asnjëherë më qartë në Kosovën e pasluftës. Ky zë i qartë i juaji erdhi pas 10 muajsh bllokadë për të pamundësuar formimin e qeverisë  së  udhëhequr nga VV-ja. Fitorja e 9 shkurtit ishte bindëse, por opozita e kishte bllokadën. Fitorja e 28 dhjetorit ishte edhe më bindëse, sërish mendësinë e njëjtë opozita – bllokadën. Provuam gjithçka. Ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi të mos shkonte në zgjedhje, refuzim dhe refuzim. Këta në thelb nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor dhe kështu e dërguan vendin sërish në zgjedhje me shpresën se e rrëzojnë qeverinë tonë të mirë e të drejtë. Ata që mendojnë se do ta lodhin popullin, do të lodhen vetë…”, tha Kurti ndër të tjera.

    “Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ftoni familjarët, miqtë e dashamirët të bëhen pjesë e vendimmarrjes fillimisht duke u regjistruar për votim, pastaj edhe për të votuar. Kujdes: Ju që vini fizikisht në Kosovë, nuk keni nevojë për regjistrim”, shtoi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!