×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon se si Thaçi shitej urban në vitet e 90-ta

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 22:08

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se si Hashim Thaçi edhe në vitet e 90-ta shitej si urban dhe kishte një lloj protagonizmi.


    Kurti tha se e kujton si në një intervistë Thaçi kishte deklaruar se e ka marrë malli pë rock n’rollin e Prishtinës, por se më mire ka qenë të fliste për këngët e Bijve të Sefë Mleçanit.

    Kurti më tej ka deklaruar se Thaçi nga intervistat që jepte dhe qëndrimi që mbante asnjëherë nuk i është dukur përfaqësues i denjë politik i UÇK-së dhe se edhe atëherë ka pasur një farë protagonizmi, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka folur edhe për marrëdhëniet që ka pasur me ish-komandantët e UÇK-së.

    “Unë kam punuar për bacën Adem (Demaçin) kam pasur kontakte me komandant të zonave, konkretisht Sylejman Sleimin, Sami Lushtakun, gjeneral Rrahman Ramën, ka qenë edhe Rrustem Miustafa, kam pasur marrëdhënie shumë të mira”, ka deklaruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!