Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, shkruan Reporteri.net.
Në emrat e prezantuar nga Konjufca, s’pati shumë ndryshime. Albin Kurti u prezantua si zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Dimal Basha që ishte prezantuar nga Kurti si Ministër i Infrastrukturës, në kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga Konjufca ai u hoq, duke u zëvendësuar me Besnik Bislimin.
Kabineti qeveritar:
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, – Albin Kurti
Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka
Ministër i Financave – Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministër i Arsimit – Avni Zogiani
Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit – Blerim Gashani
Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë – Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës – Besnik Bislimi
Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.
/Reporteri.net