Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar gjatë seancës së jashtëzakonshme se Qeveria nuk po fshihet pas përgjegjësive lidhur me rritjen e çmimeve, përfshirë atë të naftës.

Ajo theksoi se fokusi i diskutimeve ka qenë kostoja e jetesës dhe ndikimi i inflacionit te qytetarët.

“Ne në asnjë mënyrë nuk po fshihemi pas përgjegjësive që na takojnë. Diskutimi ynë është fokusuar tek kostoja e lartë e jetesës dhe rritja e çmimeve”, u shpreh Kusari-Lila.

Reklamë

Sipas saj, gjatë javës së ardhshme pritet të diskutohet në Kuvend një propozim që synon adresimin e shportës bazë të qytetarëve.

“Si rrjedhojë, javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet një çështje që e adreson shportën bazë”, tha ajo.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se janë duke u përgatitur masa shtesë në kuadër të rishikimit të buxhetit.

“Janë në përgatitje edhe rishikimi i buxhetit, si dhe një pako për përballimin e inflacionit për qytetarët dhe kategoritë në nevojë”, deklaroi Kusari-Lila.