×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Kuvendi i Mitrovicës blen karrige lëvizëse, shpenzon qindra euro për to

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 18:15

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka shpallur tender në vlerë prej 800 euro për furnizim me karrige lëvizëse, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik thuhet se këto karrige duhet të jenë edhe me mundësi ulje dhe ngritje, si dhe të kenë mbështetëse për duar. Poashtu kërkohet që karriget të jenë të ngjyrës së zezë.

    “Furnizim me karrika lëvizse për zyre me rrota, me mundësi ulje -ngritje, me mbështetse për duar, ngjyr e zezë shifra 91.31”, thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës.

    Kontrata i është dhënë kompanisë “Mobelland” për çmimin prej 797 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Nënshkrimi i saj është bërë me 15 prill 2022./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!