×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 25 vjeçari që u arrestua për vrasjen në kazino në Lipjan

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 9:27

    Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë njoftuan se pas një pune intensive kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 36 vjeçarit, Florent Ahmetaj, në një kazino në Lipjan.


    Burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se i dyshuari është me inicialet A.P, 25 vjeçar, i lindur në Gjermani por me vendbanim në një fshat të Lipjanit.

    Kujtojmë se fjalë është për vrasjen që ndodhi ditë më parë në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku mbeti i vrarë një 36-vjeçar nga komuna e Skenderajt.

    I vrari është Florent Ahmetaj nga fshati Rezallë i Skenderajt dhe i njëjti punonte në këtë kazino për siç thuhet të siguruar një jetë më të mirë.

    Vrasja ndodhi më datën 20-të të muajit të kaluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!