×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 7 vjeçari që u ther në fyt nga 75 vjeçarja zvicerane

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 9:06

    Baseli dhe tërë Zvicra është në një shok që nga dita e djeshme ku një fëmijë me prejardhje nga Kosova u ther në fyt nga një grua 75 vjeçare.

    Mediat zvicerane raportojnë se akoma nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje, mirëpo konfirmojnë se Policia ka arrestuar të dyshuarën, transmeton Reporteri.net.

    Ndërkohë, në Kosovë është raportuar se viktima 7 vjeçare është nga Komuna e Lipjanit por që jetonte në Basel.

    Media nga Zvicra “20 minuten” ka publikuar edhe një fotografi të viktimës, ku shihet me një bluzë që shkruan “Albania”.

    Në anën tjetër, lajmi ka marrë dhenë në të gjithë botën pasi edhe media si BBC dhe The Guardian kanë raportuar për vrasjen makabre./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!