×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i ftuari i radhës nga Specialja, ishte figurë e rëndësishme në UÇK

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 17:30

    Një nga udhëheqësit e Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm, Mendim Daka, i njohur me nofkën “Sharri” është ftuar nga Gjykata Speciale. Thotë se atje u ftua si i dyshimtë dhe do të shkojë pa mbrojtje, pasi nuk mund të paguaj avokat.


    Zyra e Prokurorit të Specializuar po vazhdon punën e saj në intervistimin e niveleve të tjerë të UÇK ‘së. Ajo i ka dërguar ftesë Mendim Dakës për intervistim në Hagë më 13 maj.

    Daka tregon se ka marrë ftesë që të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit në Hagë, si i dyshuar.

    “Ma kanë pru një ftesë zyrtarisht. Me të 13’in më duhet me qenë në Hagë, deri me 17’in, në cilësi të të dyshimtit”, ka thënë Daka për Express.

    Mendim Daka, fillimisht ka qenë ushtar në Kleçkë, e më vonë ka udhëhequr njësinë speciale në Shtabin e Përgjithshëm nën urdhrat e Azem Sylës

    “Në fillim kam qenë ushtar në Kleçkë, në maj të ’98-ës. Më vonë dikur në shtator një ndër udhëheqësit e njësisë speciale në Shtab të Përgjithshëm. Në pjesën ku është Llapshtuniku, Kleçka”, ka treguar Daka.

    Ndërkaq ai do të nisët për në Hagë pa mbrojtje. Daka thotë se nuk ka mundësi të paguaj me mijëra euro një avokat.

    “Nuk kam marrë avokat. Askush nuk e merr përgjegjësinë me pagu. Unë nuk kam 8 mijë euro me pagu. Avokatit duhet me ia pagu edhe harxhimet atje”, thotë ish-ushtari i UCK’së.

    Gjykata Speciale deri tash ka intervistuar rreth 100 persona, si të dyshuar dhe dëshmitarë, ndërsa aktakuzat nuk do të ngrihen pa u kryer intervistimet e 300 të tjerëve.

    Deri më tash janë intervistuar disa prej profilëve të larta të UÇK’ së, përfshirë komandantët Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa – Remi, Sylejman Selimi, drejtuesi i Gjykatës së UÇK ‘së, Sokol Dobruna.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!