×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 8:38

    Në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu.


    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshje shiu parashihet të ketë ditën e martë dhe të enjten, kurse vikendi paraqitet me reshje më të theksuara shiu.

    “Në fushat termike pritet të ketë serish rritje. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!