Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme, shkruan Reporteri.net.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht gjatë natës dhe pjesës së dytë të ditës së enjte”, thuhet në njoftim.
IHMK parashikon se temperaturat minimale paraqiten të larta për këtë periudhë kohore, po ashtu edhe temperaturat maksimale do të shënojnë rritje.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike, sërish do të regjistrojë vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare”, përfundon njoftimi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.