Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 14–18 shtator, moti në Kosovë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
E hënë, 14 shtator
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 24°C.
o të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
E martë, 15 shtator
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, me riga shiu në disa pjesë të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 24°C.
Do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s.
E mërkurë, 16 shtator
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10°C, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 28°C.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
E enjte, 17 shtator
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10°C, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 29°C.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–3 m/s.
E premte, 18 shtator
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara mund të ketë ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 27°C.
Do të fryjë erë nga juglindja, me shpejtësi 1–4 m/s.