×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu

    Lajçak në ora 17:00 ateron në Prishtinë, pas gjysmë ore e pret Kurti në takim

    Reporteri
    06 Nëntor 2023 | 16:52

    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  në orën 17:00 do të zbres në aeroportin e Prishtinës.

    Derisa sonte nga ora 17:30 do të  zhvillojë takimet me kryeministrin Albin Kurti dhe kryenegociatorin, Besnik Bislimi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndryshe, Lajçak nesër do t’i takojë edhe liderët e opozitës, dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

    Edhe Lista Serbe nesër takohen me Lajçakun, emisari i BE’së pritet t’ua kërkojë atyre kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës

    Ioanna Lachana nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, konfirmoi sot për Gazetën Online Reporteri.net se vizita e Lajçakut zgjat dy ditë, sot dhe nesër.

    “Po, vizita e tij në Kosovë është sot dhe nesër”, tha Lachana.

    Derisa Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar nga burimet emisari i BE’së gjatë vizitës në Prishtinë pritet të zhvilloje takim të përbashkët me drejtuesit e opozitës në Kosovë. Takimi parashihet të mbahet nesër në orën 10:15 në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

    Lajçaku takon nesër krerët e opozitës, pritet t’ua prezantojë draftin e BE-së për Asociacionin

    Burimet e Gazetës Online Reporteri.net kanë bërë të ditur po ashtu se Lajçaku, pritet t’ia prezantojë opozitës draftin e ri për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Por, kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku nuk do të shkojë nesër në takimin e thirrur në orën 10:15 në Zyrën e BE’së në Prishtinë. Në vend të tij, nga LDK’ja do të shkojë nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.

    Këtë e ka konfirmuar vet Haziri në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net.

    “Po. Nesër kam me taku”, ka konfirmuar shkurt Haziri.

    Lutfi Haziri shkon nga LDK-ja tek Lajçaku për ta parë draftin “modern” të Asociacionit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!