×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak për barrikadat: Të hiqen me marrëveshje politike, jo me buldozerë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 19:44
    Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

    Pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbinë, Miroslav Lajçak, foli për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë.

    Lajçak tha se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë.

    “Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”, ka deklaruar Lajçak.

    Lajçak tha se pas këtij takimi, do të takohet edhe me KFOR’in dhe EULEX’in, për të parë vlerësimin e tyre për situatën në terren, dhe më pas do të tentojnë të gjejnë zgjidhjet e mundshme.

    “Kam pasur diskutim të gjatë me [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti. Nuk do t’i bëj publike detajet, sepse jam në mes të misionit dhe do ta vazhdoj vizitën nesër në Beograd. Do të takohem me komandantin e KFOR-it dhe atë të EULEX-it sonte, për të parë vlerësimin e tyre për situatën në terren, dhe më pas do të tentojmë të gjejmë zgjidhjet e mundshme, sepse kjo gjë nuk është e mirë. Unë nuk mendoj se kemi llogari që të presim për të ndodhur diçka e keqe. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri normal është i lumtur me këtë situatë në veri”, tha ai para gazetarëve.

    Në këtë takim ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Escobar ka thënë se ia ka bërë të qartë pritjen e tij kryeministrit të Kosovës që të fillohet të punohet drejt implementimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Ai ka thënë se pret angazhim konkret në një të ardhme të afërt mbi këtë çështje.

    “Unë e bëra të qartë edhe pritjen time që të fillojmë të flasim për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. E bëra shumë të qartë, prandaj shpresoj që do të shohim angazhim gjatë kësaj krize në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar Escobar pas takimit me Kurtin.

    Escobar, ka folur shkurt para mediave. Ai ka thënë se me Kurtin ka diskutuar edhe për nevojën që secili ta mbajë qetësinë në kohë tensionesh dhe të vazhdohet dialogu.

    “Diskutuam për nevojën që çdonjëri të jetë i qetë, për nevojën që të vazhdohet dialogu, për nevojën që të fokusohemi te dialogu i lehtësuar nga BE”, ka deklaruar ai.

    Gjithashtu, Escobar ka thënë se Kurtit ia ka shprehur mbështetjen e tij që të lëvizë drejt propozimit franko-gjerman.

    Escobar pas takimit me Kurtin: E bëra shumë të qartë, e presim implementimin e Asociacionit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!