×
  • Lajme
  • Lajme

    Është gjetur trupi i punëtorit në Mitrovicë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 0:13

    Pas 6 orë kërkimi është gjetur trupi i të riut nga Mitrovica, njofton gazetari i Reporteri.net.


    Ende nuk dihen detaje tjera.

    Gazetari i Reporteri.net është në vendin e ngjarjes dhe sapo të ketë informata të reja rreth rastit do t’iu mbajmë të informuar.

    27 vjeçari me inicialet V.B, është zënë nga shembja e hotelit në Mitrovicë derisa po punonte aty.

    Në ndërtesë kanë qenë duke punuar 4 persona, 3 kanë shpëtuar, ndërsa V.B ka mbetur nën rrënoja.

    Për të kërkuar të riun në orët e vona kishin shkuar edhe  pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët e kanë kërkuar me duar nëpër gërmadhat e ndërtesës, ndërsa eskavatorët janë ndalur pasi është rrezik të shembet i gjithë objekti. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!