×
  • Lajme
  • Lajme

    LAJMI I FUNDIT: PZAP e pranon ankesën e Listes Serbe

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 15:51

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka dhënë mundësinë Listes Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit që mbahen në katër komunat veriore të Kosovës.


    Reporteri.net ka mësuar brenda institucionet se ankesa e partisë serbe është pranuar dhe pritet të publikohet vendimi që tregon se ajo do të jetë pjesë e zgjedhjeve.

    Ndërkohë, Reporteri.net ka komunikuar me kryesuesin e sekretariatit të PZAP, Mul Deskun, i cili konfirmoi mbajtjen e takimit por nuk tregoi vendimin e marrë.

    “Jam duke punuar, pas 20 minutash mund të flasim në telefon. Po mbledhja është mbajtur, vendimin ua tregojmë kur publikohet”, ka thënë Desku për Reporterin.

    Siqoqoftë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në orën 16:00 ku edhe pritet të bëhet i ditur vendimi i PZAP.

    Ndryshe, Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, pasi dy anëtarë të Lëvizjen Vetëvendosje votuan kundër, duke dhënë si arsyetim mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Si argument, ata kanë përdorur letrat e dorëheqjeve ku ish-kryetarët i referohen Kosovës si “Kosova i Metohija”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!