Vriten 3 persona në mes të Prishtinës

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “ Bill Klinton” në Prishtinë. Sipas policisë dyshohet se nga arma e zjarrit janë 3 persona të vrarë, shkruan Reporteri.net


“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona”, tha Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës për Repoterin.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjeksor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore./Reporteri.net/