×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një person dhe një tjetër plagoset në fshatin Marmull të Gjakovës

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 19:20

    Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës.


    Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, dhe rasti është konfirmuar për Reporteri.net nga Stacioni Policor në Gjakovë.

    Reporteri.net net ka mësuar se personi i vrarë është me inicialet T.B. nga fshati ku ka ndodhur vrasja.

    Burimet e portalit tregojnë se i dyshuari për këtë vrasje është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ka kryer krimin. Megjithatë i njëjti ka arritur të identifikohet nga Policia, e cila është vënë në ndjekje të tij, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!