×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja futet në zgjedhjet në Veri

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 19:25

    Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në Veri të Kosovës.


    Aplikimet në KQZ, partia e Albin Kurtit i ka dorëzuar të enjten rreth orës 19:00, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

    Ai tregon se VV-ja ka paraqitur kandidatura për pjesëmarrje në garën në katër komunat me shumicë serbe, që zhvillohen më 19 maj 2019.

    “Kemi pranuar edhe një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto 4 komuna”, ka treguar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi Valmir Elezi.

    Ish-kryetarët e katër komunave – Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – kishin dhënë dorëheqjeje nga detyra e tyre fundin e vitit të shkuar. Shka u bë taksa 100% që Qeveria e Kosovës kishte vendosur ndaj produkteve serbe që hynë në Kosovë.

    Ndërkohë, tek para pak javësh presidenti i vendit Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna veriore.

    Përveç, VV-së, parti shqiptare, në garën zgjedhore në këto komuna do të jetë edhe PDK-ja me kandidatët e saj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!