×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi këshillon Cakajn: Si diplomatë nga Kosova mos i merr ata që vodhën vota

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 11:00

    Filozofi Blerim Latifi ka komentuar raportimet e mediave lidhur me vendimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajt, për dërgimin e kosovarëve si diplomatë në vendet që nuk e njohin Kosovën.


    Këshilltari i Kadri Veseli i ka bërë thirrje Cakajt që të mos lejojë që diplomat të jenë njerëz që i propozojnë politikanët e Kosovës në bazë të njohjeve apo se kanë vjedhur ndonjë votë diku gjatë zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

    “Një këshillë për Gentin: mos lejo që këta diplomatë të jenë njerëz që politikanët e fuqishëm të Kosovës i delegojnë nga farefisi i tyre. Shtetet moderne bëhen me njerëz që mbështetën në meritokraci profesionale, e jo me njerëz që të vetmet merita i kanë ose lidhjet e gjakut me ata që janë në pushtet, ose marrjen e shpërblimit për ndonjë votë të vjedhur diku, gjatë zgjedhjeve”, ka thënë Latifi.

    Ndër të tjera, ai ka shtuar se vetëm meritokracia profesionale mund të sjell rezultate, duke shtuar se meritokracia fisnore të vetmin rezultat të sigur e ka turpërimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Latifi, si një koleg ministrit Cakaj në filozofi, i ka kujtuar se ajo që i bashkon këta dy, Filozofia, nuk mund të durojë injorancën e budallakun.

    Sidoqoftë, lidhur me emërimin e diplomatëve kosovarë nëpër vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës shkruajti mbrëmë Reporteri.net. Ajo gjë u konfirmua nga zyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!