Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës e konsideron gjithashtu të konstituuar Kuvendin.

Megjithëse tha se LDK-ja ua njeh partive të drejtën partive politike “për t’i bërë propozimet e tyre”

“Për 20 minuta u konstitua Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Reklamë

“Është vetëm dëshmi se kur ekziston vullneti politik institucionet bëhen shumë lehtë. Është shumë e vështirë kur një grup parlamentar si Vetëvendosje, me shumë depute6të nuk ka vullnet politik. Por, sot ishte gjendje tjetër dhe u mundësua kuorumi dhe zgjedhja e nënkryetarëve”, tha ajo në një konferencë për media.

Megjithatë, Lushaku-Sadriu, ka thënë se partia e saj mbështet secilën inicativë ligjore të ndërmarrë për të sqaruar dilemën sa i përket afateve kushtetuese për konstituim të Kuvendit.

Lushaku-Sadriu ka thënë se janë mbledhur edhe argumente dhe se do t’i dorëzojnë ato në Kushtetuese.

“Do të kontribuojmë në sqarimin e ligjshmërisë e kushtetuetshmërisë në të gjitha rrethanat”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese çështjen e afateve sa i përket konstituimit të Kuvendit.

Reklamë

Të dielën u konstituua Kuvendi i Kosovës pa nënkryetar të PDK-së.

Lushaku-Sadriu ka thënë se në seancën e të dielës morën pjesë pas ndryshimit të qëndrimit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryesia e Vetëvendosjes të shtunën mbrëma njoftoi se ka vendosur t’i votojë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit.