×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    LDK reagon pas vendimit të Kushtetueses, Mustafa kundër zgjedhjeve të reja

    Reporteri
    25 Mars 2026 | 19:45
    Deputeti i LDK'së, Besian Mustafa

    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani.

    Ai në Facebook shkroi se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje vetëm pse Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjë Albulena Haxhiun ushtruese e detyrës së Presidentes.

    Kjo me qëllim siç thotë ai, emërimin e kryeprokurorit, drejtorin e AKI-së dhe caktimin e datës së zgjedhjeve sipas dëshirës së Albin Kurtit.

    “Vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje veq pse një parti po don ta bëjë Albulenën ushtruese të detyrës së Presidentes që ta emërojë kryeprokurorin, drejtorin e AKI-së, datën e zgjedhjeve sipas qefit të Albinit, etj”, ka thënë Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!