Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ka bërë të ditur “Euronews Albania”. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, që mbante deri më tash pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm.

Arsyet e dorëheqjes së Aliut nuk janë bërë të ditura dhe nuk ka ende një njoftim zyrtar për ndryshimin e drejtimit të Autoritetit Portual të Durrësit.

Dorëheqja e Aliut erdhi pas thirrjeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largim të drejtorëve rajonalë nga postet e tyre.

Reklamë