Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen substancës së dyshuar narkotike në institucion, njofton SHKK.

Gjatë kontrollit në sallën e vizitave, “substanca e dyshuar është zbuluar e fshehur brenda xhaketes, të cilën e kishte me vete një familjar, i cili kishte ardhur për vizitë te një i burgosur”, thuhet në njoftim.

Pas zbulimit, vizita është anuluar, ndërsa është njoftuar Policia e Kosovës, së cilës i është dorëzuar edhe substanca e dyshuar.

Reklamë

“Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë kontrolle dhe masa të rrepta sigurie për të parandaluar futjen e sendeve dhe substancave të ndaluara në institucionet korrektuese”, përfundon njoftimi.