×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Limaj: Duhet të diskutohet integriteti i gjyqtarëve që gjykuan ish-krerët e UÇK-së

    Reporteri
    18 Shtator 2026 | 12:36

    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po merr pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

    Limaj tha se një nga çështjet kryesore që duhet të diskutohet është integriteti i gjyqtarëve që marrin vendime në këto procese. Ai tha se gjyqtari që ka udhëhequr trupin gjykues ka zbatuar urdhra politikë.

    “Po e shihni sa i rëndësishëm është integriteti personal i një gjyqtari. Një gjyqtar që hapur ka zbatuar urdhra politikë, ka kryesuar trupin gjykues dhe sot…”

    Limaj tha se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet pikëpyetjeve rreth personave që gjykojnë dhe integritetit të tyre.

    “Një nga temat kryesore që duhet të diskutohet është pikëpyetja e atyre që gjykojnë, integriteti i atyre që gjykojnë, ndaj një padrejtësie që po bëhet ndaj njerëzve nga njerëz pa integritet. Dhe gjëja e parë që duhet të kërkohet është, kush janë gjyqtarët, integriteti i tyre…”, tha mes tjerash ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!