×
  • Lajme
  • Lajme

    Lisi bie mbi një veturë

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 11:33

    Reshjet e dendura të shiut që filluan dje kanë shkaktuar edhe dëme në kryeqytet.


    Në parkingun që gjendet në rrugën “Simon Shiroka”, afër stacionit të policisë “Qendra”, mëngjesin e sotëm u dashtë intervenimi i zjarrfikëseve për të larguar një lis i cili kishte rënë mbi një automjet që gjendej në parkingun në këtë lagje.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, ambulanca dhe zjarrfikësit të cilët prapa kamerave i kanë thënë Ekonomia Online, se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 07.30 të mëngjesit dhe për fat të mirë nuk u lëndua askush.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!