×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe ankohet në PZAP për vendimin e KQZ-së

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 21:32

    Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pasi KQZ-ja nuk certifikoi kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 19 majit në katër komunat veriore.


    Mos certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe ka ardhur si pasojë e refuzimit të dy anëtarëve të KQZ-së, nga Lëvizje Vetëvendosje, Adnan Rrustemi dhe Nazlije Bala.

    Ata kënë thënë se nuk pranojnë certifikimin e tyre, përderisa ata nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës.

    Dhe siç pritej ragime të ashpra kanë ardhur edhe nga Beogradi. Së pari Marko Gjuriq i cili ka drejtuar akuza të shumta në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosjes, ndërkohë presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, ka thënë se për një gjë të tillë do të ankohet edhe tek kancelarja gjermane, Angela Merkel, në takimin e 29 prillit.

    Për moscertifikim të “Srpskas” ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt. Ai ka thënë se nuk e kupton se cila është mençuria politike e një vendimi të tillë, dhe pyet se pse ende KQZ-ja nuk është e kompletuar.

    “Duke mos qenë në gjendje të komentojë aspektin ligjor të kësaj çështje momentalisht, pyes veten se cila është mençuria politike në ndërmarrjen e një hapi të tillë. Sikur i gjithë ky komplikim i situatës të mos mjaftonte. Pse KQZ-ja ende nuk është e kompletuar”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!