×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe me trup e me kuletë në Kosovë me mendje në Beograd

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 19:25

    Ndërsa paguhen me paratë e taksa paguesve kosovarë dhe thuajse fare nuk punojnë pasi ka kohë që nuk shkojnë në seanca plenare, as si pozitë e as si opozitë për të përfaqësuar interesat e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, Lista Serbe vazhdon ta mbajë mendjen veç në Beograd dhe te kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq.

    Pas trazirave që janë duke u zhvilluar në Beograd, zyrtarë të Listës Serbe me një grup qytetarësh të dielën u mblodhën në Mitrovicën e Veriut, raporton Reporteri.net.

    Sigurisht jo për të parë nga afër se me çfarë halle mund të përballen qytetarët serbë të kësaj ane, por janë mbledhur për t’ia qarë hallet Vuçiqit, pasi ky i fundit po përballet me protesta masive në Serbi.

    Me këtë rast nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka dalë pro mbështetjes së Vuçiqit, ndërsa kundër protestuesve me ç’rast ka pohuar se janë gati për të mbrojtur institucionet shtetërore të Serbisë.

    “Sot dhe dje, patëm rastin të shohim se në Beograd po përpiqen të shkatërrojnë institucionet e Serbisë dhe përpiqen të okupojnë autoritetin legjitim dhe ligjor, për të marrë pushtetin nga njerëzit për interesa të xhepave të tyre. Ne jemi të gatshëm nëse ne duhet ta mbrojmë Serbinë nga ata që e perceptojnë atë si një vend ku mund të marrin paratë që u nevojiten, pa i shkaktuar absolutisht ndonjë shqetësim njerëzve të zakonshëm”, ka deklaruar ai.

    Ai iu bëri thirrje serbëve të mos bien në provokimet e opozitarëve serb, Djilas, Jeremiq, Obradoviq dhe theksoi se është e nevojshme të mos iu japin armiqve mundësinë për t’u gëzuar për atë që po ndodh në Beograd.

    Kujtojmë se ky qëndrim i Listës Serbe ka ardhur pas thirrjeve që i ka bërë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të mos i përkrahin këto protesta dhe t’i mbështesin institucionet e shtetit serb. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!