×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe nuk po certifikohet për zgjedhje, Gjuriq e quan çmenduri

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 14:09

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është shfaqur i nervozuar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet në veri të Kosovës.


    Ai e ka quajtur çmenduri bllokimin që i kanë bërë anëtarët shqiptarë të KQZ-së, duke thënë se serbëve po u mohohen të drejtat, shkruan Reporteri.net.

    “Pjesëmarrja e mëtejshme e serbëve në çdo institucion të Prishtinës dhe proceset politike të organizuara nga Prishtina pas një akti të tillë bëhet i pakuptimtë”, ka thënë Gjuriq në një reagim dërguar mediave, raporton FoNeti serb.

    Ndërkaq, Gjuriq është viktimizuar, duke shtuar se Serbia nuk do të përdor reciprocitet për të “mohuar të drejtat e shqiptarëve” në Serbi.

    “Serbia nuk do t’ua mohojë të drejtat qytetare dhe politike shqiptarëve, sepse me kësi çmendurie dhe papërgjegjësie të Prishtinës s’guxon dhe s’duhet të veprojë me reciprocitet”, ka shtuar ai.

    Ndërkohë, njeriu që merret ekskluzivisht me çështjen e Kosovës, ka thënë se për këtë çështje do të konsultohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur zgjidhje.

    Ndryshe, Listës Serbe iu pamundësua çertifikimi për zgjedhjet e 19 majit në katër komunat veriore, në mbledhjen e mbajtu sot nga KQZ, pas mosvotimit të VV-së. VV tha se nuk do të votojnë derisa Lista Serbe të jap sqarime rreth përdorimit të “Kosova dhe Metohija” në letrën e dorëheqjeve nga kryetarët e mëhershëm./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!