×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe reagon pas sulmit të mbrëmshëm ndaj dy të rinjve në Veri

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 15:00

    Sërish është konfirmuar retorika e Prishtinës, por edhe ajo e Mitrovicës jugore, e cila po e rrezikon paqen e stabilitetin në veri të Kosovës e edhe në meset multietnike në Mitrovicën veriore, ka deklaruar sot nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, pas sulmit që ndodhi mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve.


    Në këtë sulm, sipas Policisë, një grup personash, përfshirë dy shqiptarë, ka sulmuar fizikisht dy të rinj – njëri serb e tjetri boshnjak.

    “Ftoj shqiptarët të mos bëhen pionë në lojën e përfaqësuesve të vet politikë të cilët nuk e duan marrëveshjen, as paqen e as ata qytetarë që bashkë me serbët jetojnë në paqe”, ka thënë Simiq për TV Prva.

    Duke folur për takimin e mbrëmshëm me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett, Simiq ka thënë se bashkë me kryetarin e Listës Serbi, Goran Rakiqin, kanë hasur në mirëkuptim tek Ambasadori amerikan për të gjitha temat që janë hapur.

    “Ky është në ndryshim në marrëdhëniet që më parë nuk kemi mundur ta vërejmë në terren. E para temë ka qenë ruajtja e paqes dhe e sigurisë, por edhe vazhdimi i dialogut (Beograd – Prishtinë). Në rrugën e vazhdimit të dialogut si pengesë po qëndron taksa që Kosova e ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë”, citohet të ketë thënë Simiq.

    Sipas tij, në takim është arritur pajtimi se paqja nuk ka alternativë, se vendimet e njëanshme nuk bënë të jenë mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, e në veçanti jo dhuna.

    “Përdorimi i dhunës ka hasur në dënim të rreptë të SHBA-së dhe ai që do ta bëjë, do t’i bartë pasojat”, ka thënë Simiq.

    Goran Rakiqi, ka shtuar ai, e ka ftuar Kosnettin ta vizitojë veriun dhe personalisht të njihet me jetën e serbëve dhe të kuptojë se atje nuk jetojnë kriminelët por njerëzit e ndershëm e të përgjegjshëm që duan ta ndërtojnë të ardhmen e vet në paqe.

    I pyetur se çfarë ka thënë ambasadori Kossnet për daljen e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, Simiq ka thënë se ambasadori është njoftuar me situatën se si ka ndodhur propozimi për dalje kur kishin kërkuar nga Aleksandar Vuçiqi, se Kosnnet e ka mirëkuptuar këtë vendim porse i ka ftuar që rreth daljes të mendojnë edhe një herë.

    Në fund ai ka thënë se Lista Serbe të gjitha vendimet do t’i marrë në koordinim me Beogradin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!