Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet komunale.
Sipas këtyre të dhënave, Gazmend Muhaxheri i LDK-së prin aktualisht me 45.82% apo 1424 vota nga 11 vendvotime të numëruara prej 140 sa janë gjithsej.
Në vend të dytë del Taulant Kelmendi i VV-së me 27.38% apo 851 vota.
Ali Berisha i AAK-së me 20.46% apo 636 vota dhe në vend të katërt, Arta Nallbani e PDK-së 4.67% me 145 vota.
/Reporteri.net/
